(Bora po akumolohet në Taylor, Michigan qw nga e Hwna nw mwngjes, teksa një front arktik po sjell situatë dimërore në Midwest. (Lauren Smith)
Një lëvizje shumë e shpejtë e sistemit të stuhive po krijon kushte të akullta dhe po shkakton rrëshqitje të avionëve në ulje e në ngjitje në aeroportin Ndërkombëtar të Çikagos O’Hare. Stuhia po fryn nga Lindja dhe po sjell borë, shi ngrirë dhe erë të stuhishme drejt dy të tretave të territorit të vendit në lindje. Madje pritet që të vijë i ftohti që do të thyejë rekordin e temperaturave të ulëta- raporton Fox News.
“Ne i kemi kapacitetet për borë deri diku siç parashikohet për sonte dhe deri nesër, teksa fronti i të ftohtit të Arktikut po lëviz drejt nesh”, tha për Fox News meteorologu i njohur Janice Dean gjatë programit “Fox & Friends.” “Ne do të shikojmë si po vendoset rekordi i të ftohtit, që sipas studiuesve të motit do të përfshije deri 60 milion njerëz”.
Këshilltarët e motit në dimër e kanë shtrirë vëzhgimin e tyre nga Plains në Midwest, Lugina Ohio dhe drejt Veriperëndimit.
VERITAS.COM.AL/