Nga L. Skiroi.
Prapë sot në mëngjes, akoma pa zbardhur, makinës së Trim Murataj i kanë vënë zjarrin. Ngjarja ka ndodhur në Kamzë, në oborrin para shtëpisë së Murataj. Murataj është agjent i ‘Krimeve të rënda’ për zonën e Krujës. Disa persona të paidentifikuar- spas njoftimit të Policisë- i kanë thyer xhamin e makinës, e kanë spërkatur me benzinë dhe i kanë vënë flakën.
Atentati i sotëm është i dyti kundër agjentit të zbulimit të krimit më të rëndë në shtet. Herën e parë , para tre javësh, )më 23 qershor- sipas arkivit të medias) në makinën e Trim Murataj kanë vënë eksplozion dhe e kanë hedhur në erë. Edhe ata ishin ‘të pa identifikuar’.
Vetë agjenti ‘kundër Krimit’ ka thënë para kolegëve të tij të Policisë se aktet kanë lidhje me detyrën e tij si agjent kundër krimeve të Rënda. Ai ka thënë se “të dy rastet kanë lidhje me aksionet kundër kanabisit”.
Murataj është një agjent shumë i ekspozuar në luftën kundër bimëve narkotike; para pak kohe medit gjermane transmetuan një reportazh me ‘hero’ kryesor vetë zotin Murataj, i cili dëshmonte para gazetarëve ku ishin parcelat me kanabis…
Por çështja është: Tani që ndodhi edhe atentati i dytë, çfarë pret shteti për të mbrojtur agjentët kundër Krimit?…
Madje që në atentatin e parë duhej të kishin rënë këto kambana… I treti nuk dihet.
Veritas.com.al/