Policia ka sjellë informacionin paraprak të vrasjes në Dajç të Shkodrës ku mbeti i vrarë Ridvan Ramazani.

Sipas uniformave blu, ai është ekzekutuar teksa udhëtonte me makinën e tij tip “BMW” afër shtëpisë se tij.

Më ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale RENEA.

Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet  i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMË” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë  punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit” – njofton policia.

VERITAS.COM.AL