Policia e Tiranës ka dhënë informacion mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lundër, ku u plagosën 4 persona.

Sipas policisë, në spital janë paraqitur edhe dy të mitur, të moshës 11 dhe 17 vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Kian Mullaj, 19 vjeç, dhe dy të mitur Dior Demiraj 11 vjeç dhe Marko Demiraj 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.