LEZHË- Zbulohen detaje të reja nga atentati i ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës mbi atentatin ndaj çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, në atentat janë përdorur dy makina.

Një prej tyre ka pasur rolin e pritës, duke i prerë rrugën automjetit tip Audi ku udhëtonin viktimat. Ndërkohë, sa i përket makinës tjetër, është përdorur nga atentatorët për të kryer sulmin.

Dy persona të armatosur kanë zbritur nga mjeti dhe kanë qëlluar mbi 30 plumba.

Grupi hetimor dyshon se një prej makinave i përket personave me të cilët viktima kishte hasmëri./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *