Është sulmuar prej të afërmve të viktimës Anisa Shehu, bashkëshorti vrasës, Florand Shehu. Ngjarja ndodhi paraditen e së martës, në kohën që vrasësi u dërgua në gjykatë për masën e sigurisë, nën akuzat e vrasjes me paramendim dhe përdorimin e armëve të ftohta.
Mësohet se autori i vrasjes makabre të disa ditëve më parë u godit dhe sulmua prej të afërmve me grushte, gurë dhe shishe uji.
Policia reagoi menjëherë duke e larguar autorin e vrasjes dhe ndaloi disa familjarë të viktimës.
Sipas tij, ajo kishte tentuar të mbrohej, por autori i kishte mbyllur gojën me të dyja duart pasi më parë e kishte goditur dy herë me një thikën që kishte marrë enkas për këtë qëllim nga kuzhina e restorantit që kishte në pronësi të tij.
Burime nga prokuroria e Athinës i thanë per median se gjatë ditëve në vazhdim, prokurori i posaçëm për të miturit, pritet të vendosë edhe lidhur me fatin e fëmijës së çiftit.
Sipas këtyre burimeve, do të vendoset se kush do të marrë kujdestarinë e djalit 10 vjeçar të familjes.
Kërkesë për kujdestarinë ka bërë familja e Anisës, prindërit e së cilës kanë kërkuar të jenë ata që do të kujdesen për rritjen dhe shkollimin e tij.
Ky vendim me gjasa do të merret brenda muajit shtator, për shkak se gjykatat greke nuk funksionojnë gjatë muajit gusht.