“Autonomia Spitalore, një hap i ri dhe vendimtar në reformën e shërbimit shëndetëso, më shumë përgjegjësi dhe më shumë të ardhura për mjekët që punojnë më shumë” është kjo nisma e re e prezantuar nga kryeministri Rama. Në fjalën e tij Rama tha se spitalet e shërbimit publik orfrojnë sot kushte bashkëkohore, dhe se askush nuk mbetet pa shërbim shëndetësor në vend.
“Ka qenë një nga objektivat strategjikë që mjekëve në sistemin publik t’i jepnim një fuqi përtej pozicionit të rrogtarit dhe spitaleve t’i jepnim mundësinë të administronin financat e tyre. Mjekët të paguhen me pagë nga shteti por cilido që punon më shumë të ketë mundësi të paguhet edhe më shumë. Nuk ka asnjë arsye sot që shërbimi public të mos jetë zgjedhje e parë edhe I atyre që e kanë mendjen te private.
Kur e nisëm këtë rrugë, është e vërtetë se private kishte kushte më të mira sot nuk është kështu. Kushtet sot janë të pakrahasueshme me strukturat më të mira private në disa struktura, ndërkohë që mjeket janë po ata. Cila është arsyeja për të shkuar në privat nëse në shtet mund të marrësh një shërbim po aq cilësor nga të njëjtët mjekë dhe në fund të kesh nxjerrë shumë më pak. Kush shkon në spital ka një opinion krejt tjetër.
Nuk them se nuk ka raste që janë të turpshme, apo nuk ka arsye për kritika, që të gjitha spitalet janë në këto kushte, por duan të thonë që në të gjitha rastet asnjë qytetar nuk ka sot asnjë arsye të ndihet i braktisur, cdo qytetar e ka mundësinë të marrë shërbim dinjitoz. Kemi spitale që ofrojnë kushte dhe shërbim dinjitoz. Sot jemi në një fazë tjetër, hyjmë në kapitull të ri. Brenda vitit synojmë të hapim në këto spitale që do marrin certifikatën e autonomisë menaxheriale edhe praktikën e dyfishtë.
Mjekët në këto spitale të shfrytëzojnë spitalin, aparaturat për të ofruar një shërbim ekstra që është me pagesë, ku 70% I merr mjeku dhe 30 % spitali. Dhe kështu hyjmë në Europë në kuptimin e konceptimit të sistemit publik, ku mjekët nuk janë thjesht rrogtarë, që të shohin mënyra si mund të ikin po ku të gjithë paguhen me paga dinjitoze” u shpreh Rama.