Pasi prokurori Bujar Shehi u zgjodh si kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorëve, në media shpërthyen akuza se ‘Sehi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit’. Akuza u hodh poshtë nga vetë zoti Shehi

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka reaguar lidhur me debatin e ditëve të fundit, në të cilin prokuroria Bujar Sheshi është akuzuar të jetë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare Autoriteti i Dosjeve thotë së nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi)”, thekson Autoriteti i Dosjeve.

Sipas ‘Autoritetit’ del se mund të jenë dy persona me të njëjtin emër ‘Agron Shehi’, ose dokumentet e gjendjes civile të jenë tjetërsuar.

Përveç kësaj, në dokumentet që thuhet se po verifikohen, herë përmendet mbiemri ‘Shehi’, herë mbiemri ‘Sheshi’.

Veritas.com.al/