Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri jashtë ambienteve të një bari në qendër të qytetit të Elbasanit. Viktima është Ravik Gurra, avokat.

Viktima ishte mik i familjes tashmë të njohur gjërëisht për pjesëmarje në ngjarje kriminale, Capja dhe ka qenë avokat i tyre në proceset gjyqësore. Ravik Gurra ka qenë avokat edhe i grupit të Emiljano Shullazit, një nga grupet më të spikatura kriminale në vend.

Avokati ka qenë i ulur në ambientet e jashtme të barit kur është qëlluar pas koke me pistolete me silenciator. Ai ishte i shoqëruar me dy persona të tjerë në tavolinë, njëri prej tyre gjithashtu avokat.

Por sipas dëshmitarëve, agresori është kujdesur që të plumbi të  mos prekë asnjërin nga shoqëruesit e avokatit në tavolinë.

Autori pasi është larguar me një mjet që është gjetur i djegur në dalje të qytetit të Elbasanit.

Pas vrasjes së avokatit të njohur Ravik Gurra, Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen e rëndë e cila tronditi qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 në një lokal në Elbasan, ndërsa pas kësaj janë ngritur postblloqe për të arrestuar atentatorët, të cilët e qëlluan për vdekje avokatin 50-vjeçar.

Policia thotë edhe një herë se avokati Gurra ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin si edhe anëtarë të familjes Çapja në Elbasan, që tashmë janë të njohur për Policinë e Shtetit. Grupi hetimor vijon punën intensive për të rënë në gjurmët e vrasësit/ve të avokatit Ravik Gurra.

Pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në Elbasan, ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë. Në emër të Dhoms, avokatët shprehen se kanë mbeur të tronditur për ngjarjen, dhe i bëjnë apel organeve ligjzbatuese që të zbardhin sa më parë këtë akt kriminal.

Ravik Gurra ishte edhe anëtar i Dhomës së Avokatisë në Tiranë.

Veritas.com.al/