(FOTO: Manifestime në Iran duke përqeshur liderët amerikan)

Gjatë faljeve të të Premtes, Ayatollah Ahmad Khatami i Iranit paralajmëroi Presidentin e zgjedhur të shteteve të Bashkuara “mos luaj me Iranin”, dhe tha se republika Islamike “do të rezistojë deri në frymëmarrjen tonë të fundit”.

Khatami, i cili është anëtar i Asamblesë së Ekspertëve, trupë që ka detyrën të caktojë liderin suprem  të vendit- një pozitë që sot për sot është e plotësuar nga Ayatollah Ali Khamenei, tha në Universitetin e Teheranit: “Ata [Demokratë  apo Republikanë] janë njësoj, dhe të dy së bashku janë në shërbim të Zionistëve”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve  Fars..

Më tej ai paralajmëroi presidentin Donald Trump “të jetë i kujdesshëm”, dhe “të mos bëjë ndonjë gabim”.

Khatami gjithashtu vlerësoi “diplomacinë e paanshme” të Iranit gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Ne nuk ndërhymë në punët e brendshme të vendeve të tjerë; ne i respektojmë popujt e botës dhe zgjedhjen e tyre. Kjo ka qenë politika jonë në 37 vjet”, tha ai.

Veritas.com.al/