Dy vite para se të ndodhte shpërthimi i bombës në Nju Jork dhe në Nju Jesey, babai i Ahmad Khan Rahami shkoi në Polici dhe iu tha policëve se i biri ishte terrorist, duke kërkuar një shikim të shpejtë të agjentëve, sipas dy oficerëve të policisë.

Pa lidhje direkte me këtë njoftim, të Marten një tjetër zyrtar tha se kur zoti Rahami u kap gjatë përpleshjeve me armë me policinë, ai mbante me vete një bllok shënimesh ku shkruënte me simpati për kauyzën e xhihadistëve.

Në njërën nga fletët e bllokut të shpuar me plumb arme  dhe të mbuluar me shenja gjaku, Rahami kishte shkruar për “vrasjen e kafër-ve”.

Të hënën kur Ramani u kap duke kryer aktin e rëndë të vënies së bombave, hetuesit u kthyen në kujtesën se çfarë e ka shtyrë atë në krim.

(Sipas New York Times)