Audio-përgjimi që pretendohet se përfshin në trafik droge vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, nga Italia është dërguar në Britaninë e Madhe.

Ekspertiza do të kryhet nga autoritetet britanike dhe jo italiane për shkak të disa procedurave të cilat kërkonin më shumë kohë në shtetin fqinj.

Prokuroria shqiptare ka përfunduar veprimet hetimore në lidhje me audio-përgjimin që për herë të parë u publikua nga Partia Demokratike. Aty, Albert Veliu (Babalja), një ish-i dënuar për trafik droge, pretendon se ka biseda telefonike me vëllain e ministrit, Agron Xhafën, ku flitet për pazare droge.

Ekspertiza pritet të faktojë nëse në audio është zëri i Xhafës apo jo. Vetë vëllai i ministrit ka mohuar të jetë zëri i tij. Agron Xhafaj aktualisht është duke vuajtur dënimin në Itali, shtet që në vitin 2002 u dënua me 7 vjet për trafik droge.

Ai u vetëdorëzua pranë autoriteteve italiane pas shpërthimit të skandalit.

Albert Veliu, personi kyç i cili pretendohet se ka kryer përgjimin ka kërkuar azil politik në Kosovë pasi sipas tij në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Veritas.com.al/