Në kuadër të operacionit “Bad spin 11”, janë arrestuar në flagrancë nga policia 10 persona dhe po procedohet një i mitur në në Krujë dhe Fushë-Krujë.
Mëoshet se ata organizoni baste sportive online në mënyrë të paligjshme në lokale të ndryshme.
Si pasojë, u janë sekuestruar dhe 11 celularë dhe një laptop në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet aksioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Bad spin 11”.
Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në lokale të ndryshme në Krujë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 10 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: banues në Krujë dhe Fushë-Krujë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë një i mitur 17 vjeç.
11 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe një laptop u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë.