Zëvendës kryeminstrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishte e pranishme në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore.
“Ministrat e energjisë së Europës Qëndrore dhe juglindore u mblodhën sot në Bukuresht për takimin, e përvitshëm të nivelit të lartë drejtuar nga komisioneri europian për energjinë, Dan Jorgensen, nën mikpritjen e qeverisë rumune, vecanërisht ministrit të energjisë Ivan. Të gjithë ministrat kanë relatuar për situatën energjitike të rajoneve përkatëse, përgatitjet për dimrin 2025-2026 dhe sigurinë energjitike edhe nën optikën e kërcënimit që vjen nga përdorimi i gazit rus.
Kam përfituar nga rasti të ndaj në këtë event një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti. Bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin, për herë të parë raporti 8 mujor për 2025 tregon se kemi arritur të krijojmë 10 % të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke e cuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm, në 90 % hidro dhe 10 % energji diellore.
Gjatë ditë kam patur kënaqësinë të takoj dhe diskutoj, me shumë nga kolegët që ishin prezent dhe gjithashtu me komisionerin Jorgensen, por dua të vecoj takimin me ministrin rumun të energjisë, ku kemi diskutuar për ngjizjen e një plani për krijimin e një boshti energjitik ku përfshihet Shqipëria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Italia. Bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të jetë baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjitike europiane.” u shpreh ajo në një prononcim për mediat.
Komente