Banka Botërore do t’i japë Shqipërisë një hua prej 160 milion eurosh për rindërtimin, nga të cilat 6 milion euro projektet e spitaleve apo dhe 6 milion të tjera nga BERZH mobiljet e spitaleve.
Ndërsa Banka Europiane e Investimeve EIB ka dhënë një grant 2.5 milion euro kurse huaja thotë se mund të shkojë deri në 100 milion euro për rindërtimin, bizneset e dëmtuara si dhe për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti.
Por EIB bën me dije se kjo hua të jepet vetëm atëhere kur të parashihen projektet dhe të jenë të pranueshme për një hua nga Banka Europiane e Investimeve.
VERITAS.COM.AL/