TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë tha se ky institucion plotëson çdo kriter për t’u cilësuar e tillë.
“Banka e Shqipërisë është institucioni që mund të quhet i tillë me plot gojën.
Me atë kuptim dhe me standarde kur flasim për ato institucione që i duhen një vendi dhe bëjnë që ky vend të përmbushë kriteret e të qenit një vend në botën e zhvilluar dhe në tryezën e vendeve evropiane.
Do ishte e dobishme, që historia e zhvillimit dhe përpjekjeve të BSH për t’u formësuar dhe konsoliduar si institucion të merret përsipër dhe të shkrihej për t’u dhënë të tjerëve një pasqyrë për të gjithë rrugën se si u ngrit ky institucion.
Është institucion plotësisht i integruar për botën ku jetojmë.”, tha Rama.
Më tej, Rama theksoi se Banka e Shqipërisë është modeli, që tregon se si duhet të funksionojnë institucionet e pavarura.
“Ky është një institucion që na përfaqëson si një model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit”, theksoi Rama./abcnews.al
Komente