Bashkimi Europian dhe Banka Europiane (BERZH) , kanë prezantuar në kryeministri një projekt 100 milionë euro për turizmin në Shqipëri. Kryeministri Rama i pranishëm në takim vlerësoi këtë kontribut të dy institucioneve.
“Shprehje të besimit e vlerësimit tek strategjia e përzgjedhur prej qeverisë shqiptare përmes rilindjes urbane”, e ka quajtur sot kryeministri Edi Rama, kontributin me 100 milionë eurosh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për turizmin në Shqipëri dhe BE.
Gjatë ceremonisë teksa është prezantuar ky financim, Rama ka çmuar BE dhe BERZH për kontributin e paçmuar që kanë dhënë, pa të cilët vendi ynë nuk do të ishte ky që është.
“Projekti që lançojmë sot si një projekt i përbashkët mes BE-së dhe BERZH përbën jo vetëm shifër 100 mln euro por mbi të gjitha në përmbajtjen e vet një arsye më shumë për të vlerësuar rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në vendin tonë të këtyre dy forcave. Kjo marrëveshje e re e cila do t’i shkojë si një mbështetje më shumë programit tonë transformues të turizmit në Shqipëri është edhe një shprehje kuptimplotë e vlerësimit dhe besimit të këtyre institucioneve tek rruga dhe strategjia e përzgjedhur prej nesh përmes rrugës së rilindjes urbane dhe asaj urbane”, tha Rama.
Duke u ndalur ne shifrat e turisteve, Rama ka thënë se “Duke krahasuar dhe 4 muajt e këtij viti me 4 muajt e parë të vitit të kaluar kemi përsëri një rritje. Sa më shumë turistë, aq më shumë njerëz do të kemi jashtë vendit tonë do të thonë të vërtetën për Shqipërinë, e cila ka vuajtur dhe vuan nga perceptimet e krijuara pa e njohur atë nga afër”.
Veritas.com.al/