4 korrik 2018

 Italia? Eshtë bërë vendi referues i revoltës nacional-populiste kundër elitave.
Kancelarja Merkel? “Rajhu” i saj është më në fund pranë rënies.
Donald Trump? Do të vazhdojë të mbrojë interesat e SHBA në botë, por boll me Luftën e Ftohtë me Rusinë.
Vladimir Putin? Një ish i KGB-se që përqafoi çështjen kombëtare dhe Kishën Ortodokse dhe prandaj është demonizuar nga elitat evropiane dhe amerikane.
George Soros? Ata si ai janë armiku numër një i të gjithë populistëve.

Përgjigjet e dhëna ekskluzivisht për ‘Libero’ nga Steve Bannon janë po aq të mprehta dhe vendimtare si karakteri i tij. Ish këshilltari strategjik i Shtëpisë së Bardhë vazhdon të ende marrëdhëniet ndërkombëtare, por është mbi të gjitha ideologu i sovranizmit.

Këshilli Evropian, i 28-29 qershorit te kaluar, ka mprehur më tej tensionet e brendshme te BE. Kancelarja Merkel po sheh kërcitjen (krisjen) e fuqisë se saj të stermadhe, ndërsa në Itali kemi një qeveri “populiste” për herë të parë. A mund të jetë linja e kësaj qeverie që do ndryshoje historinë evropiane?

“Fillimi i fundit të mbretërimit të Merkel në Evropë tani është afër, ndërsa unë besoj se fundi i mbretërimit të saj në Gjermani ka ardhur tashmë. Kancelarja është në luftë me partinë e saj, po vuan një hemorragji të votave drejt partisë ‘Alternativa për Gjermaninë’ dhe nuk ka qenë në gjendje të arrije një marrëveshje të vërtetë në takimet e BE javën e kaluar. Në realitet, problemi më serioz i saj është partneri i saj i koalicionit (CSU-ja bavareze) me njerëz si Horst Seehofer, ministri i brendshëm gjerman, që flasin kundër saj. Duhet të jetë udhëheqëse e partisë dhe të përcaktojë vijën. Në fakt, politika e saj mbi imigracionin është plotësisht pa rregulla. Është e qartë se ne Evrope komandon me te vërtetë vetëm kush vepron, sii Salvini në Itali, Orban në Hungari, udhëheqësit e të gjithë grupit të Vishegradit dhe njerëz si Seehofer në Gjermani ».

A do të dëmtojë edhe aksin midis Gjermanisë dhe Francës?

“Pyetja tani është kjo: Emmanuel Macron – si trashëgimtar i fronit evropian të Merkel – do të vazhdojë të jetë kapiteni i një anijeje që po fut ujë duke vazhduar drejt një integrimi europian gjithnjë e më të fortë?

Apo do ta kuptoje qe gjithnjë e më shumë evropianë po zgjohen? Ideja për të pasur kufij të fortë dhe një lidership të fortë, si ajo e Matteo Salvinit dhe e qeverisë populiste italiane, po përparon kudo ».

Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio, të cilët nënshkruan kontratën qeverisëse në Itali, po punojnë mirë?

“Janë njerëz tepër inteligjentë, politikisht  të aftë dhe te zellshëm. Për sa kohë që burrat e këtyre dy partive do te vazhdojnë të punojnë në interes të popullit italian, nuk shoh pse ata duhet të kenë probleme ose të humbasin konsensusin në të ardhmen e afërt. Por Lega nuk mendon se popullariteti i saj aktual duhet ta çojë atë te kërkoje zgjedhje të parakohshme. Besoj se ajo që kanë bërë Lega dhe ‘5 Yjet’ është historike: të bashkojnë veriun dhe jugun, të majtën dhe te djathtën, populistët dhe nacionalistët në te paren qeveri të vërtetë të unitetit ne botë”.

Lega dhe M5S janë kritikuar nga fuqitë e mëdha ndërkombëtare dhe mbi të gjitha drejt Salvinit, ka shpërthyer zemërimi i përfaqësuesve të establishmentit globalist, si George Soros. Çfarë këshille doni t’i jepni Ministrit të Brendshëm?

“Kërcënimi kryesor për partitë dhe qeveritë nacionaliste populiste në Evropë nuk është Brukseli, por OJQ-të dhe aparatet e tyre mediatike të financuara nga Xhorxh Soros, armët e mbështetjes për sulmin ndaj informacionit të lire.

Çdo populist dhe çdo nacionalist në Evropë duhet të identifikojnë armiqtë e tij. Njerëzit si Soros preokupohen vetëm për një gjë: Pushtetin dhe kështu mundësinë e përafrimit në avantazh të xhepave te tyre.

Soros vetë e ka deklaruar këtë në një nga intervistat e tij te turpshme. Atij nuk i interesojnë pasojat sociale të projekteve të tij, e bën vetëm për para ».

Presidenti Trump u takua me Kryeministrin italian Conte ne G7 dhe duket se ka shumë simpati midis SHBA dhe qeverisë së re italiane. Simpati që nuk ekziston më midis Trump, Gjermanise dhe Francës. Si shihet qeveria italiane në SHBA?

“Duhet t’i kërkoni administratës amerikane se cili është qëndrimi i tyre zyrtar, por nga ajo që kam kuptuar ka shumë sintoni midis përpjekjeve të bëra në Uashington për të siguruar kufijtë e Shteteve të Bashkuara dhe asaj që po bëjnë Salvini dhe udhëheqës te tjerë si ai. Por qeveria amerikane nuk ka asnjë interes për të mbajtur anën e dikujt. Mbi te gjitha dëshirojnë t’i shërbejnë interesave më të mira të popullit amerikan. Nga ana tjetër, populli amerikan – në veçanti “te mjerët”, baza gjigande e lëvizjes që mbështet Trumpin, ndjek me vëmendje qeverinë e re italiane dhe bën tifozllëk për këtë ekzekutiv “.

Çfarë mendon Trump për Rusinë? Presidenti amerikan ka thënë se Moska duhet të kthehet në G8. Do të mbetet në favor të sanksioneve kundër Moskës?

“Kur ke një president që përballet me një kërcënim ekzistencial për ne si Kina dhe shteti i saj vasal, Koreja e Veriut, që përballet me një krizë kufitare (ajo me Meksikën dhe njëmijë çështje të tjera te brendshme dhe ndërkombëtare, ka plotësisht sens shmangja e rifillimit te Luftës së Ftohtë me Moskën. Por gjithashtu kemi një klasë politike dhe media kaq te mësuar me demonizimin e ndonjë kombi sa nuk mund te shohin përtej hundës së tyre. Njerëzit e dinë se Putin nuk është një “djalë i mirë” -është ish oficer i KGB – por nuk e sheh nevojën për të filluar një luftë me të. Dhe Presidenti Trump, mendoj, e kupton se ka ardhur koha për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë, ashtu siç po përpiqet t’i japë fund Luftës së Koresë.

Elitat evropiane dhe amerikane e urrejnë Putinin, sepse ai është një nacionalist që ka përqafuar Kishën Ortodokse dhe ka mbështetjen e shoqërisë civile ruse. Kjo është në kundërshtim me gjithçka në të cilën besojnë elitat “.

Jo vetëm për çështjen e imigracionit, por edhe për tema të tjera të rëndësishme, pozicioni italian do të behet vendimtar për të gjithë BE-në. Cila është shpresa juaj? Ajo e rënies së BE falë Italisë, siç keni thënë ndonjëherë?

“Jo domosdoshmërish duhet të flitet për rënien e BE. Në vend të kësaj duhet të flitet për shtetet-kombe dhe qeveritë e tyre që punojnë në interesin më të mirë të popujve të tyre. Nëse Komisioni Europian dhe Këshilli i Ministrave dëshirojnë të ndryshojnë BE-në, mund ta bëjnë dhe ndoshta duke e bërë këtë do ta shpëtojnë. Por tani ata kanë për qëllim vetëm krijimin e një Evrope sipas imazhit te tyre. Për më tepër, nuk shoh se si njerëzit në fund të fundit mund të arrijnë lirinë dhe pavarësinë e tyre, ndërsa kanë një bashkim jo politik të bazuar ekskluzivisht në një bashkim monetar. Unë mendoj se në fund, shtetet- kombëtare do të duhet të kthehen për të rikuperuar monedhën e tyre. Mbretëria e Bashkuar ka adoptuar euron dhe, si rezultat, ka mbajtur kontrollin monetar dhe fiskal. Është një pikë themelore ».

Obama besonte se “idealet e mira” (globaliste dhe te elitave) gjithmonë do të mbeteshin gjallë në Evropë. Në vend të kësaj, pas SHBA, po humbasin kudo në Evropë. Ju ndiqni me interes politikën evropiane dhe italiane në veçanti. A do të kthehesh shpejt në Itali?

«E dua Italinë, veçanërisht Romën. Do të kthehem shumë shpejt dhe mezi pres të zhytem në atmosferën afashinante politike, ashtu si në histori dhe në kulturë. Italia është qendra e kësaj kryengritjeje nacionaliste populiste “.

Veritas.com.al/