Banorët e Bregut të Lumit ku parashikohet të zgjerohet Bulevardi, kërkojnë dëmshpërblimin për prishjen e banesave, gjë që u është garantuar nga shteti. Por ata e kërkojnë para se të vazhdojnë punimet për bulevardin. Që në mëngjes ata kanë nisur betejën kundër policisë së shtetit. Ish- deputetë të PD u kanë bërë thirrje ‘me çdo mjet’ mbroni banesat tuaja!
Banorët nuk lejojnë veprimin e fadromave pasi kërkojnë shpronësimin e banesave të tyre, para se të vijohet me projektin.
Partia Demokratike ka dalë në mbështetje të tyre. Deputeti Klevis Balliu tha se është e padrejtë që kërkohet të nxirren në rrugë këta banorë.
“Nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Qytetarët janë në të drejtën e tyre ta mbrojnë shtëpinë e tyre nga ky pushtues”, u shpreh Balliu.
Veritas.com.al/