Një përfaqësi e banorëve të Kamzës i janë drejtuar zyrave të bashkisë së kryetarit Xhelal Mziu dhe i kanë kërkuar një takim. Bashkë me ta kanë qenë edhe aktivistët e Ruajtjes së Ambientit.

Banorët dhe aktivistët janë të shqetësuar mbi grumbullimin e mbetjeve urbane në vende ku dëmtohet cilësia e jetës e qytetarëve. Ditët e fundit në Kamzë janë vënë re grumbullime të shumta dhe pa kriter të mbetjeve urbane.

Kryetari i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër  Malltezi, ka bërë publike këtë gjendje dhe ka ngarkuar me përgjegjësi kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Mziu.

Sot kryetari i bashkisë nuk priti përfaqësinë e banorëve, duke paraqitur argumentin se mes tyre ishte një banor ‘socialist’.

“Ju keni të drejte- iu ka thene zoti Mziu banoreve- por ky veprim eshte i ligjshem”

Veritas.com.al/