Sapo kanë tentuar për herë të dytë protestuesit që të hyjnë me dhunë në zyrat e kryeministrisë, duke shkatërruar hyrjen mbrojtëse, Policia ka hedhur për herë të dytë gaz lotsjellës.

Disa protestues kanë qenë të detyruar të marrin ambulanat dhe të drejtohen për kujdes mjekësor. Ndërsa udhëheqësit e protestës, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi që janë parë me shami në duar, kanë marrë rrugën për t’u distancuar nga hyrja e kryeministrisë.

Vetë Monika Kryemadhi ka psherëtirë thellë para kamerave dhe ka lëshuar mallkimin “Do t’i paguash këta lot o Edi Rama”. Të gjithë janë ndjerë të prekur nga mallkimi dhe dhimbja e Monikës, por edhe me shpresë se një ditë kryeministri Rama do t’i paguajë lotët.

Veritas.com.al/