Lideri demokrat, Lulzim Basha ka kaluar një paradite me një zonjë në Tiranë, ku është njohur nga afër me hallet dhe problemet që has çdo ditë familja e saj.
Në bashkëbisedimin mes tyre, zonja i rrëfen kryedemokratit se në shtëpinë e saj ka dy djem dhe dy nuse pa punë dhe që të gjithë pjestarët e familjes jetojnë me pensionin e saj. Ajo thekson se pensioni nuk del as për të paguar ujin, ku rrëfeu se këtë muaj kishte paguar dritat, por nuk mundi të paguante ujin.
“Njëqind e ca mijë lek kam paguar vetëm drita, se ujin nuk më doli pensioni për ta paguar. Marr vetëm 182 mijë lekë pension“, tha zonja Vera për kreun e PD-së.
Gjithashtu zonja i ka rrëfyer kryedemokratit se kur shkon në pazar arrin të blejë vetëm dy patëllxhanë, dy kunguj, qepë, domate, patate.
“Kjo është rutina e gjithë nënave shqiptare. Të gjitha do bredhin ku është më lirë, 5 lekë apo 100 lekë më pak qoftë“, ka shtuar më tej zonja.