Kryetari i PD, Lulzim Basha ka thënë se Opozita e Bashkuar nuk do të pranojë ndryshimet kushtetuese qe u votuan sot ne Parlament.
Ai tha se ndryshimet ‘nuk janë të detyrueshme per tu zbatuar dhe se nuk e ndalin dot ndryshimin apo rotacionin politik’.
Lideri demokrat theksoi se tashmë nuk ka kthim pas dhe se me këtë akt të sotëm Rama prishi dy marrëveshjet e mëparshme të arritura me konsensus, por koalicioni opozitar nuk tjetërsohet.
”Akti i sotëm sot është treguesi i fundit se Edi Rama e di që koha e tij po mbaron. Ai e ka humbur besimin e shqiptarëve dhe e vetmja që i ka mbetur, është të përpiqet sërish ta manipulojë sistemin, duke menduar se mund të zgjasë agoninë e pushtetit e tij të rrënuar.
Ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit dhe 14 janarit janë të papranueshme, nuk janë të detyrueshme për Opozitën, dhe aq më pak për qytetarët.
Akti i sotëm nuk e ndal dot ndryshimin, ai thjesht tregoi para shqiptarëve dhe partnerëve tanë edhe njëherë fytyrën e autokratit të tmerruar nga ndëshkimi që e pret.
Makinacionet e kryeministrit në ikje, që ka frikë të përballet me qytetarët, nuk kanë për ta ndalur rotacionin politik. Ndryshimi është i pashmangshëm.
Koalicioni ynë është me njerëzit, është me shqiptarët. Ne jemi bashkë për ta bërë këtë ndryshim. Ne duam dhe do të kujdesemi për vendin tonë, që ai të marrë prapë frymë lirisht”- tha Basha.
VERITAS.COM.AL