Koment/ Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në studion e ”Syri.net”, foli ndër të tjera edhe për zërat që mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka patur një takim. Këtë gjë kreu i PD-së e mohoi, ku theksoi se: ”Kjo është çmendur! Është e disata herë që më pyesni për këtë. Jo vetëm ju por edhe gazetarë të tjerë. Takimet e mia me Ramën kanë qenë gjithmonë publike. I fundit ka qenë ai për zgjidhjen e krizës në 2017-ën”.

Opozita zhvilloi 10 protesta ‘Rama ik’, refuzoi zgjedhjet lokale, dogji mandatet dhe refuzoi aleatët ndërkombëtar me moton se ‘Me Ramën nuk ka më!’.

Por dje ai ka thënë se tani është i gatshëm për negociata me Ramën

Basha nga ana tjetër, thotë se duhet të zhvillohen njëkohësisht edhe zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme dhe se për këtë po binden edhe ndërkombëtarët. ”Aleatët tanë të NATO-s po përballen me ringjalljen në Shqipëri të praktikave që s’janë tipare as të BE, e as të SHBA. Në shtator vijojmë betejën të bindim të gjithë faktorët për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore”.

I pyetur nëse është u hapur për të nisur negociatat me mazhorancën, Basha pranoi të zhvillojë negociata, por nuk harroi të thotë fjalët boshe të përsëritura kundër kryeministrit Rama

Veritas.com.al/