Në takimin e orës 21.00 me krerët e partive aleate në Opozitë, zoti Lulzim Basha ka informuar se në bisedime me diplomatin amerikan Yee, kryeministri Rama nuk e ka pranuar paketën McAllister mbi të cilën mbështetet marrëveshja mes qeverisë dhe opozitës.
Në këtë mënyrë bisedimet për zgjidhjen e krizë spolitike kanë marrë një kthesë të fortë, pikërisht në momentin kur të gjithë prisnin finalizimin e një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës politike në vend. Pas vizitës së zv.ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee e gjithë dita ishte e mbushur me negociata mes palëveve mbi bazën e paketës “McAllister” me disa ndryshime.
Që në orët e paradites kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi disa herë aleatët për tu konsultuar për ofertën e bërë. Ajo parashikonte përveç të tjerave edhe marrjen nga opozita të disa posteve në qeveri, identifikimin elektronik të votuesve dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Burime thanë se e vetmja pikë ku negociatat ishin lënë pezull ishte shtyrja e datës së zgjedhjeve. Të njëjtat burime thanë se Kryeministri Rama nuk ka rënë dakord për shtyrjen e zgjedhjeve përtej 18 qershorit.
Por jo vetëm data, janë edhe disa pika të tjera për të cilat nuk është është gjetur plotësisht dakordësia.
/Veritas.com.al/