Eduart Selami ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, edhe sikur kjo të ndodhë në minutën e fundit. Një minutë para fundit, dorëheqja e Bashës i jep PD-së vlerë, siguron principin dhe demokracinë, i jep frymë bashkimit.

Kjo ka qenë ideja themelore që ka elaboruar Eduart Selami, në një bisedë në distancë me aspirantin Basha, dhe në bisedë direkt me demokratët  e  Beratit, Kuçovës, Urës Vajgurore dhe Policanit.

Kandidati Eduard Selami, është ndeshur me shqetësimin e strukturave për përçarjen e Partisë. Por Selami, ka theksuar se pikërisht në këto momente  vota për të është akti i parë i bashkimit të Partisë Demokratike dhe rikthimi i  saj si forcë bashkëkohore.

“Nëse vërtetë doni bashkim, me votoni mua dhe të bashkuar jeni. Kjo është një arsye më shumë. Unë shoh një shans real që së bashku të firmosim një kontratë, sepse ky model që ofroi është model bashkëkohor dhe i provuar. Nuk ka asnjë rast në historinë time publike që kam thënë diçka e se kam bërë”, tha Selami.

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, është shfaqur optimist nga mbështetja që ka marrë në bashkëbisedimet me demokratët, veçanërisht  gjatë ditëve të fundit kur ata patën  mundësinë ta njohin nga afër Selamin dhe vizionin e tij.

Veritas.com.al/