Koment/ Nuk ka rënësi ‘ me Ramën’ ose ‘ pa Ramën’  sepse kjo gjysmë fjalie nuk ka asnjë kuptim përveç ‘ paqëtimit’  në iluzion të militantëve të PD. Lulzim Basha, i sapo larguar nga politika parlamentare, në programin televiziv ‘ 360 gradë’  sonte ka kërkuar ‘ bashkëpunimin e PS’  për zgjidhjene  krizës.

Basha: Kërkesa jonë dhe vullneti ynë politik është që bashkë me Partinë Socialiste ta zgjidhim këtë krizë politike, institucionale, kushtetuese…

Zheji: Është hera e parë që po dëgjoj nga ju në mënyrë eksplicide një ftesë direkte për Partinë Socialiste…

Basha: Nuk është hera e parë! Kjo betejë nuk është një betejë që i bashkon shqiptarët. Nuk po bëhet që të vijë në pushtet një parti apo një parti tjetër por që të kthejmë në Shqipëri sistemin dhe vlerat evropiane për të cilën shqiptarët po ikin siç kanë ikur në vitin 1990.

Basha ka të drejtë, kjo nuk është hera e parë. E njëjta gjë u kërkua në maj 2017 gjatë protestës në çadër; dhe me të njëjtin mashtrim: ‘ pa Ramën’. Por atëherë PS bashkëpunoi sepse PD ndodhej në Kuvend. U ndërtua qeveria e përbashkët me 6 ministra nga PD, por zgjedhjet i fitoi thellë PS.

Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi në emisionin “360 gradë” se “Rama do të ikë. Partia Socialiste të bashkëpunojë me popullin, që fatura e largimit të tij të jetë e vogël dhe vendi të mos shkojë në përplasje civile”

Lulzim Basha: Një gjë mund të thuhet me siguri, regjimi i Ramës ka mbaruar. Edhe mbështetësit e tij më të zjarrtë e dinë fare mirë se çdo zgjidhje politike kalon përmes largimit të Edi Ramës. Nuk ka zgjidhje të qendrueshme dhe institucionale pa largimin e Edi Ramës. Ajo që mund të themi me siguri është se zgjidhja që kërkon koha do të kryhet. Pyetja është sa do zgjatet dhe çfarë fature do të ketë për vendin.

Veritas.com.al/