
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konfirmuar vendimin për të mos lëvizur nga sheshi deri në ngritjen e një qeveri teknike.
Basha: Do të rrimë, do qëndrojmë këtu dhe do që qëndrojmë bashkë deri në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të një qeveri teknike që i garanton këto.
“Edhe çadra do ngremë. Do rrimë me ditë , me javë, me muaj aq sa duhet që qytetarët të fitojnë. Deri në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pjesëmarrja është e jashtëzakonshme, më e madhja që kam parë në jetën time.
Protestuesit janë entuziastë dhe duken të vendosur për të mbështetur opozitën në këtë mision”, ka thënë kreu i PD-së, Basha