Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Basha deklaroi se është koha që të lihen pas 2 vite tollovi dhe të ecet përpara. Mbajtja e Kuvendit dhe numri i të pranishmëve sipas Bashës, dëshmoi rigjetjen e besimit në strukturat drejtuese të PD.

“Mirënjohje për të gjithë ju për të mundësuar kuorumin e PD, por dhe për pjesëmarrje që dëshmon për rigjetje të besimit në strukturat drejtuese të PD. Është dhe një barometër i shpresave dhe pritshmërisë e vendosshmërisë së demokratëve për të lënë pas 2 vite tollovi dhe për të ecur para. Morëm vendime domethënëse dhe historike do thoja në Kuvendin Kombëtar. PD nuk ekziston për t’i shërbyer vetes së saj, por interesit kombëtar.

Në 2 shtator vendimet e Kuvendit janë të qarta, u morën vendime që të ndryshojmë e mos mbetemi në këtë hulli politike, që axhendën e bëjnë interesat e ngushta të një grupi që politikën e shohin si instrument përfitimi, pasurimi dhe imuniteti. Rrugës sonë të qartë përpiqet t’i mbivendoset edhe një herë axhenda e atyre që për interesat e tyre personale shkaktuan krizën këto dy vite, dhe që për llogari të tyre personale në raport me drejtësinë, pasuritë e paligjshme, harrojnë që as PD dhe as demokratët nuk i kanë asnjë borxh”, u shpreh Basha.

Pavarësisht situatës në PD dhe deputetëve q ëi janë rreshtuar kundër, Lulzim Basha nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve tha sot se s’do të reshtin së ftuari këdo që do të reflektojë dhe të bëhet pjesë e grupit pro euroatlantik. Për ata që kanë zgjedhur rrugën e Berishës dhe nuk reflektojnë Basha u uroi udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan.

“Cilido do që ti bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mbaj flamurin e demokratëve dhe të flasë për ta në emër të interesit personal apo në emër të interesave të personal të klientëve të trekëndëshit të bermudës. Për shumë gjatë u penguan ju, penguan Partinë Demokratike me manovrat e errëta, tani po shfaqen në sytë e demokratëve. Kjo kohë mori fund, koha kur vendimet në emër të demokratëve marrin mori i merrte një grusht njerëzish mori fund, me vendimet e Kuvendit kombëtar. Ndaj dua ta them hapur unë s’do lejoj askënd të luajë me interesat politike të PD, që kërkon të qojë demokratë symbyllurazi në hullitë e non gratave, se ne hymë në këtë beteje për të mbrojtur interesat e PD, si interesat euratlantike jo thjesht të demokratëve, por edhe të shqiptarëve. Ndaj do qëndrojmë fuqimisht për këtë vlera. S’do reshtim dhe s’do humbasim durim tonë për të ftuar këdo që të reflektojë e të jetë pjesë e këtyre vlerave, por që kanë vendosur ti trafikojnë këto vlera në këmbim të komoditetit të rremë politik apo personal, udha e mbarë u qoftë në bunkerin anti-amerikan. PD nuk e dëmtojnë më”, tha Basha.