Nga: L. Skiro/

Megjithëse PD deklarohet si ‘djathtiste, kjo ka mbetur vetëm një fjalë goje. Edhe sot kryetari I PD ka takuar përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan dhe ka përhapur ‘shpresën’ se ndryshimin sipas pikëpamjes së tij do ta presë nga liberalët e Amerikanë që janë edhe ky Institut.

Sigurisht, të takosh e bisedosh me anëtarët e Institutit Demokratik (NDI), të krijuar në vitin 1983, me përbërje kryesisht të majtë të Partisë Demokratike, duke nisur që nga zonja Madeleine Albright e te presidenti Keneth Wollack, dhe nga vetë program i Institutit.

NDI, sipas përshkrimit të vetë Institutit “lirisht ndërfutet si një organizatë bashkëpunuese” me Liberalët’.

Partia Demokratike e kryesuar nga Basha, edhe pse ka deklaruar se ‘fotografohet me presidentin Trump, megjithatë në aktivitetin politik qëndron me kundërshtarët e Trump, që janë liberalet e Clintonëve. Si në fushatën e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, në Konventën e  Demokratëve të Hillary, dhe kurdoherë Basha ka mbajtur anën e liberalëve, jo të konservatorëve.

Edhe për një ndërthurje qeveritare me PS në Tiranë, Basha ka kërkuar ndihmën e liberalëve të Hillary- Soros.

Zyra e shtypit e PD ka shpërndarë një lajm sot, sipas të cilit kryetari i PD,  Basha ka ndarë sot me përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan (NDI) shqetësimin për situatën e rëndë politike pas publikimit të fakteve për lidhjet e qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës, që provuan se kanabizimi i vendit ishte një projekt politik dhe elektoral i Edi Ramës.

“Ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të komprometojë rëndë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite, si edhe të asgjësojë çdo reformë për zhvillimin e vendit” – tha Basha në takimin me delegacionin e NDI.

Kryetari i PD gjithashtu theksoi se zgjidhja për këtë situatë të rëndë politike është ‘krijimi i një qeverie antimafia’ për të bërë të mundur çmontimin e sistemit mafioz politik të ngritur mbi blerjen e votës.

Veritas.com.al/