Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar sërish sot kryeministrin Edi Rama se miratimi i ligjit të Vetingut të politikanëve është shansi i fundit që i jepet për pastrimin e politikës nga krimi, në të kundërt gjithçka mbetet në dorë të qytetarëve.
“Asnjë vend nuk do të votojë të hapë negociatat për një vend që drejtohet nga një kryeministër i lidhur me bandat, që qeveris me deputetë si Jurgis Çyrbja dhe rendi i besohet një ministri të bërë njësh me krimin, Fatmir Xhafën’, ka thënë Basha..
Basha ka vazhduar:
Naivëve dhe kaçurrelëve të Edi Ramës që pyesin pse opozita nuk është sot në Kuvend, ju them se Teatri nuk është shkaku, por pasoja e emergjencës kombëtare: Një parlament i mbushur me kriminelë nuk është vendi për të kërkuar zgjidhje, por për të marrë fshesën dhe pastruar!
Nuk do të ketë më asnjë ligj, as pakt, asnjë bisedë, asnjë negociatë pa zgjidhur këtë çështje themelore largimin e politikanëve të lidhur me krimin.
Nëse kjo nuk ndodh përmes shansit të fundit, institucionalisht, ligjit për Vetingun e politikanëve, atëherë është detyra e qytetarëve shqiptarë, së bashku me ne, opozitën e vendit, t’i japim zgjidhjen që i jep çdo vend i civilizuar kur institucionet, Kushtetuta dhe ligji uzurpohen nga kriminelët, hajdutët dhe politikanët e lidhur me ta- ka përfunduar Rama..
Veritas.com.al/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2178369369115535/?t=0