TIRANË– Ora ka shënuar  00:00 kur u ndanë dita e djeshme me diten e sotme, zyrtarisht ka përfunduar afati për dorëzimin në KQZ-së të listave të kandidatëve për deputet. Ndryshe nga PS-ja, asnjë përfaqësues nga selia blu nuk ka dalë zyrtarisht për mediat që të bëjë publike listat, por i ka dorëzuar ‘fshehurazi’ në KQZ. Edhe pse PD nuk i bëri publike emrat, në listat e tyre dorëzuar në KQZ vihet re se në të mundojë Endri Hasa, Xhemal Gjunkshi, Florian Mima, Genc Pollo, Klevis Balliu. Ndërsa Çlirim Gjata dhe Gent Strazimiri janë në qarkun e Tiranë në lista jo të sigurta.

Megjithatë, Report Tv me gazetaren Danjela Maloku ka zbardhur emrat e kandidatëve për deputet të PD-së. Ashtu sikurse pritej, Lulzim Basha kryeson listën në Tiranë, e ndërsa ka shpërblyer aleatët e tij me vende të sigurta për Tiranën, përfshirë Fatmir Mediun, Shpëtim Idrizin me Mesila Dodën, Dashamir Shehin dhe Vangjel Dulen. Ajo që bie në sy është renditja e Nard Ndokës i 8-i në listën e Shkodrës. Në listën për Tiranën është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i renditur në vendin e 5-të.

Në ndryshim nga kryeministri Edi Rama i cili i ka renditur drejtuesit e qarqeve jo në vende të sigurta, Basha i ka pozicionuar ato të parët. Në listë janë edhe emra që Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i kishte skuaifikuar, si Luan Baçi në Fier, Ervin Salianji në Korçë ose Tritan Shehu ne Gjirokaster.