Duke iu përgjigjur zërave kundër të PD-së, të eksponentëve të vjetër të kësaj partie, Basha tha se të luftosh kryetarin nuk është ide politike.

“E para duhet tu them që PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe bëhet gati të hedhë hapin përfundimtar drejt riorganizimit të partisë. E dyta është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Nuk është kryetari po janë forumet, Kuvendi. Kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij për ndërtimin, fuqizimin e punës në PD. Ndaj çdokush është i ftuar të japë propozimet për fuqizimin, ndërtimin dhe organizmin e aksionit tonë politik dhe PD. Thënë kjo, sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike, as sulmet ndaj PD në media nuk i shërbejnë demokratëve”, tha Basha.

Ai tha se lufta ndaj krimit është kauzë që do të bashkojë demokratët. “Demokratët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë kundër krimit dhe kjo është një kauzë që do të bashkojë të gjithë demokratët. As sulmet personal nga kafenetë dhe deklarata e pabazuara. I bëjë ftesë çdokujt që i bashkohet këtyre vlerave, lufta kundër krimit, dekriminalizimit si betejë që e kemi nisur, distancim nga personat me rekorde kriminale, bashkëpunëtor dhe autorë të trafikut të drogës. Unë ftoj kudo që bashkohet rreth këtyre vlerave në një proces të hapur, modern dhe europian nga e cila PD do të ndërtojë alternativën jo thjesht të pushtetit për nesër, po të një transformimi të madh politik të vendit, 28 vjet pasi është krijuar PD e ka përmbushur shumë misione të rëndësishme. Tani i takon dhe do të kryejë një tjetër mision për ta sjellë politikën shqiptare”, tha Basha.

Një ditë më parë, ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi nuk e përjashtoi mundësinë e krijimit të një partie të re.

Veritas.com.al/