Lulzim Basha i PD mbajti një fjalim menjehre pas ceremonise se fitores te mbajtur nga Partia Socialiste. Ai hodhi gure mbi zgjedhjet e 25 prillit, duke lene te nenkuptohet se nuk do t’i njohe.

8 vite në opozitë për Lulzim Bashën nuk kanë qenë të mjaftueshme për të sjellë ndryshimin që ka trumbetuar me të madhe, duke thënë se “beteja e tij sapo ka filluar”.  Në një kohë kur kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit, Basha e ka bërë fajtor për humbjen që PD-ja pësoi në këto zgjedhje, duke thënë se i janë vjedhur votat. Për kryedemokratin, këto zgjedhje nuk kishin asnjë lidhje me demokracinë e për të justifikuar humbjen e tij, ka renditur disa arsye.

“Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale. Ata ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjdhor duke thyer të gjithë rregullat. Dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë dhe dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve. Miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve. Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara,  vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median  duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale.  Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e krimit në listat e tij. (…) Beteja sapo ka filluar dhe ne do ta cojme atë deri në fund, deri në fitore”, tha Basha.

VERITAS.COM.AL