(FOTO: Lulzim Basha, kryetar i PD dhe Koçijançiç- zëdhënëse e BE)/

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratës së zëdhënëses së BE –së, Maja Koçijançiç në lidhje me qëndrimin e saj ndaj bojkotit- transmeton Hashtag.al

Në një lidhje direkt për emisionin Top Story nga çadra e ngritur para kryeministrisë, Basha u shpreh se nuk e kishte dëgjuar deklaratën. Pavarësisht kësaj ai u përgjigj duke thënë se ka disa BE.

“Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, por me duhet të them se ka disa BE. Ka BE që dënon drogën, dënon korrupsionin dhe kërkon reformë në drejtësi. Po ashtu siç ka BE që injoron korrupsionin, drogën etj. Unë i referohem mbështetjes nga rezoluta e Partive Popullore Europiane dhe nga raportet e Bundestagut”, deklaroi Basha.

Ky qëndrim është më i forti i bërë nga kreu i Opozitës. Nga zëra brenda PD-së është vënë në dyshim edhe paanshmëria e ambasadores Vllahutin, dhe mbështetja e saj për kreun e qeverisë, Edi Rama, si dhe mos raportimin për gjendjen në të cilën ndodhet vendi nga kultivimi i kanabisit.

/Veritas.com.al/