Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur Sali Berishës dhe atyre që e mbështesin atë duke thënë se nuk u trembet dhe as nuk u bëhet vonë për kërcënimet e tyre pasi PD do shoh drejt së ardhmes dhe se ndarjen me të shkuarën e ka bërë që në Kuvendin e 18 dhjetorit. Ai tha se ata njerëz nuk u interesoj në shqiptarët por vetëm karriget e tyre.
“Se kane mendjen shqiptarët te karriget por vetëm që kanë mendjen te karriget. PD e ka marre vendimet e veta dhe do u qëndrojë atyre deri në fund dhe kuvendi i 18 dhjetori është jo vetëm ndarja me te shkuarën por edhe shikimi drejt të ardhmes. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qene aty vetëm për karriget”, tha Basha.
Sot grupi Berishes i çoi me poste Bashes vendimin per shkarkimin e t ij, ndërsa paralajmëroi marrjen me dhunë të Selisë së PD nëse Basha nuk pranon shkarkimin e bërë nga referendumi i Berishës.