Kryetari i PD në opozitë, Lulzim Basha, ka lënë për pak kohë Çadrën e Lirisë së protestuesve në Bulevard, dhe ka nisur një drekë punë me ambasadorët e BE, i ftuar prej këtyre.

Pak para se të largohej për në drekë, zoti basha deklaroi se shkarkimi i disa ministrave në qeverinë Rama nuk ka lidhje me kërkesën e  protestës dhe se kërkohet largimi i kryeministrit Rama.

Basha së bashku me ambasadorët e BE-së, në vendin tonë po drekojnë në një nga hotelet e rinj në Tiranë.

Qëllimi i “drekës së punës” nuk mund të mendohet larg nga filozofia e protestës dhe nga ngjarjet e fundit në qeveri. Por më së shumti pritet që ambasadorët e BE, e dominuar nga liberalët majtistë, të jetë “pushimi i protestës”.

/Veritas.com.al/