![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/02/lulzim_basha_duke_fol_jashte_me_mediat_15965-420x236.jpg)
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë se ajo do të jetë paqësore dhe “një festë e demokracisë” siç e quajti ai. Sa i përket afatit për mbylljen e protestës, Basha apeloi policinë e shtetit të mos provokojë protestuesit.
“Fillimi i protestës do të jetë në orën 12:00 dhe do të përfundojë kur ta vendosin qytetarët. Policia të mos provokojë, përndryshe do të bjerë pre e sjelljes provokative” u shpreh Basha, që ftoi të gjithë qytetarët të dalin në protestë edhe me familjet e tyre.
Ne lejen qe ka dhënë për protestën, policia ka saktësuar se ajo do te zgjasë vetëm 4 ore, duke shënuar fundin e saj ne orën 16;00.
/Veritas.com.al/