Altin Basha, regjisor, një prej artistëve më në zë të brezit të tij, ka reaguar mbi fatin e teatrit të vjetër dhe të ardhmen e një teatri tjetër, të ri. Ai shkruan:
‘Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re.
Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re.
Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.’
Lidhur me deklaratën e zotit Basha, regjisor, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shkruan:
‘Regjisori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese’.
VERITAS.COM.AL/