Kryetari i PD, Lulzim Basha ka aluduar në Durrës, gjatë takimit me militantë, se historia tani e tutje bëhet vetëm për atë. Ai i ftoi njerëzit që t’i bashkohen ‘historisë së tij’, që nis me protestën e 16 marsit.

Basha kësaj here foli si një letrar i dalluar, dhe tha se ‘protesta e studentëve solli më herët pranverën’.

Por frymëzimi romantik iu ndërpre kur kujtoi deputetët e PD që po mbushin vendet bosh në Kuvend, të cilët i krahasoi me bagëtitë. Basha tha “deputetët e rinj u shitën dhe blenë nga qeveria si të ishin bagëti në tregun e Milotit”.

Defekti i vetëm i fjalimit të Bashës ishte se duke folur në Durrës përmendi ‘pazarin e Milotit’ kur fare mirë mund të përdorte pazarin në ‘kënetë’-  një oaz tregu dhe sëmundjesh i ndërtuar për banorët e Veirut gjatë qeverisjes së PD. Aq më tepër që shumë durrsakë nuk kanë qenë kurrë në pazarin e Milotit.

Nga Durrësi ku zhvilloi një takim me studentë e pedagogë të universitetit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ka marrë fund koha kur një njeri sundonte vendin me 5 kriminelë. Basha ftoi të rinjtë për një pakt kombëtar për shembjen me themel të këtij regjimi dhe jo vetëm për ndërrim pushtetesh.

“Ju ftoj më 16 mars, të jemi të gjithë bashkë në një takim me historinë, na thërret ëndrra jonë, ëndrra juaj për Shqipërinë si Europa.” -përfundoi Basha.

Veritas.com.al/