Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar sërish sot në mesditë për të diskutuar rreth bisedimeve për reformën në drejtësi.

Takimi mes tyre zhvillohet në Rogner, ndërkohë që kryetari i PD shoqërohet nga Edi Paloka kurse kryeparlamentari shoqërohet nga Petrit Vasili, Ylli Manjani dhe shefi i kabinetit të Kuvendit Sokol Dervishi.

Takimi mes Bashës dhe Metës vjen 30 minuta para se Kryeministri Rama të dalë LIVE në një konferencë shtypi për të njoftuar se çfarë po ndodh me konsensusin politik mes palëve.

Në media qarkullojnë zëra se nuk është arritur marrëveshje në bisedimet mes negociatorëve të PS-PD-LSI.