Dosja e Jurgis Çyrbjas, që lidhet me hetimet për kohën që drejtonte Kadastrën e Durrësit, mund të mbyllet pa kaluar në gjykim.
Pasi SPAK ia kaloi për kompetencë Prokurorisë së Durrësit, kjo e fundit ka përfunduar shqyrtimin e materialeve dhe i është drejtuar gjykatës me kërkesë për pushimin e akuzës së shpërdorimit të detyrës për Çyrbjen dhe 3 të pandehur të tjerë.
Tashmë, kërkesa e Prokurorisë së Durrësit duhet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë nëse do ta miratojë pushimin e akuzës apo jo.
Komente