Mbasditen e sotme kreu i opozitës Lulzim Basha u rikthye në “Çadrën e Lirisë”, pas takimit me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Të gjithë prisnin…
Basha tha se do t’i shkojnë deri në fund kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa u shpreh se opozitës nuk i mungon vullneti për ta zgjidhur me dialog krizën. Me sa duket ky ishte mesazhi i tij edhe në tavolinën e bisedës me zotin Lu.
“Ka qenë një ditë e gjatë dhe e lodhshme, por absolutisht e suksesshme për opozitën dhe për qytetarët shqiptarë dhe e lavdishme për këtë lëvizje popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dua tju falënderoj nga zemra, ju dhe mijëra qytetarë që morën pjesë në aksionin popullor në paralajmërimin dhe provën e vendosmërisë sotëm për t’i shkuar deri në fund kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qindra mijëra të tjerë vranë frikën dhe u bashkuan me ne.
E gjithë Shqipëria, të djathtë dhe të majtë u bashkuan për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Koha po vjen të kurorëzojmë këtë lëvizje me fitoren që gjithë shqiptarët presin.
Nuk na mungon aspak vullneti dhe vendosmëria për ta zgjidhur krizën e thellë politike përmes një dialogu me kundërshtarët tanë politikë. Dialog i cili ka një temë: Qeveri teknike dhe mandatin e kësaj qeverie për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot ishte vetëm paralajmërimi i parë. Në këtë vend zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë kurrë. Votime të diktuara nga krim droga nuk do të lejoj kjo është kategorike dhe e pandryshueshme”- tha Basha.