Sarkazëm nga: Ylli Dylgjeri/

Nëse Rama doli lakuriq në plazh, aty ku edhe dilet, Basha duhet t’u dalë lakuriq amerikanëve!!!

Tu tregojë gjithsçhka; të mirë, e të ligë. Të tijat e të botës. Ai po shkon për mbrojtje e mbështetje në SHBA dhe Avokatit i thuhet e vërteta. Ai e di pastaj si e bën mbrojtjen- thotë një filozof i së drejtës.

Mu kujtua kjo këshillë për Bashën, pasi lexova kujtimet e të madhit Çurchill. Në librin e Tij me kujtime rreth udhëtimit të parë drejt USA, në kuadrin e bisedimeve për krijimin e Frontit të Përbashkët Antinazist, (Lufta 2-te Botrore).

Në udhëtim Çurchili shoqërohej nga Ambasadori amerikan në Londër. Udhëtimi bëhej me det, me transoqeanikun Queen Elisabeth.

Në marrëveshje me ambasadorin amerikan për ta bërë udhëtimin sa më atraktiv kishin vendosur të pinin çdo pasdite në kuvertë çajin apo whisky-n e pëlqyer. Kështu u bë.

Por…pas këtij rituali, në ditën e tretë Çërçilli nuk del në kuvertë sipas orarit të fiksuar. Ambasadori shqetësohet dhe shkon në dhomën e Churcillit. Troket dhe pret…por ku hapet dera sheh që i del përpara Churçhilli nudo.

Uaaaauuuu!!!

Si jeni Sir? – e pyet ambasadori.

Mirë- përgjigjet Çhurçilli (Ai e kish zakon të flinte i zhveshur)

-Po pse kështu?

-Amerikanëve, ne britanikët iu tregojmë gjithçka.

Sigurisht, ky ishte humori i oratorit brilant Çhurchill.

Të vërtetën amerikanëve edhe po s’ua e treguam Ne, na e tregojnë Ata.

/Veritas.com.al/