Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duket se ka vendosur mos të shkojë në Paris, samit i perfolur per here te pare  më 10 qershor  ne Paris.

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi që nisja e dialogut Kosovë-Serbi të bëhet në samitin e Parisit kur të dyja palët të jenë gati.

Në këtë Samit ishte pritur që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi. Por, burime të Gazetës Metro brenda koalicionit qeveritar kanë treguar se Hoti nuk do të shkojë në Paris.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar se pas presionit amerikan, LDK-ja është duke hezituar që të vazhdojë dialogu Kosovë- Serbi deri në qartësimin e situatës, që ka krijuar publikimi i inicimit të aktakuzës kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veselit.

VERITAS.COM.AL/