PD e Durrësit vazhdon hemorragjinë e largimit të antarëve brenda saj që nga dita kur u shpallën antarët e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë që një pjesë e tyre janë larguar në heshtje nuk kanë munguar ata që kanë reaguar duke akuzuar hapur Fred Xhaferrajn si zbatuesin e urdhrave të Bashës.
Po gjërat në PD e Durrësit po rrëshkasin keq saqë me ikjen e Bashës për pushime Xhaferraj nuk ka mundësi udhëzimi. Një nga kryetarët e larguar është shprehur se Xhaferraj për të zbatuar urdhërin e Bashës ka gjetur një mënyrë interesante. Ai ka marrë urdhër të largoj nga whatsappi të gjithë ata që reagojnë, po Fredi këtë nuk e bën vetë po mercenar.
Në PD gjithsesi ka plasur gallata me pyetjen epike: Të ka heq Fredi nga whatsappi apo nuk e ke sharë Bashën? Tani po nuk qe në whatsappin e Fredit je i përjashtuar nga PD!/ GAZETA BULEVARD/