Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku edhe ka zhvilluar një takim me presidentin Donald Trump.

Basha ka zbritur në Rinas në orës 12:50 minuta, ndërsa për ta pritur kanë dalë mijëra simpatizantë të Partisë Demokratike, siç edhe i shikoni.”Faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme. Mirë se ju gjej në Tiranë.

“Jeni nga Tirana, nga Fushë Kruja me sa shoh, nga e gjithë zona përreth, apo jo?

Ju falenderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme, për flamujt tanë kombëtarë që valëviten krahë për krahë flamujve të aleatit tonë të madh strategjik, SHBA-ve, nga të cilat po kthehem pas një takimi të jashtëzakonshëm me Presidentin e 45-të të SHBA, Donald Trump, me një vizitë të shkurtër gjatë një jave domethënëse, Javës së Shtëpisë së Bardhë dhe të Presidentit Trump kushtuar një prioriteti madhor për SHBA dhe prioritetit numër një për ne, punësimit, stazheve, trajnimit, ekonomisë dhe veçanërisht financimit të studentëve me qëllim krijimin e vendeve të punës.

I jashtëzakonshëm, i jashtëzakonshëm takimi, me përshtypjet më të paharrueshme. E jashtëzakonshme mbështetja e SHBA, e Presidentit Trump për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Por tani edhe 10 ditë na ndajnë. 10 ditë për t’u ndarë njëherë e mirë me republikën e politikanëve, me republikën e mashtrimeve, me republikën e korrupsionit, me republikën e drogës dhe kriminelëve dhe për t’i hapur derën, republikës së qytetarëve, të ekonomisë së fortë, të së nesërmes së sigurt për çdo shqiptar.

Kjo është ajo që po presim, apo jo?! Kjo është ajo po punojmë natë e ditë, apo jo?! Kjo është ajo që pret bota nga ne, aleatët tanë nga ne, ndaj të mos harxhojmë asnjë minutë, por të marshojmë drejt republikës së qytetarëve, republikës së re, ekonomisë së fortë, të nesërmes së sigurtë për çdo shqiptar.

Faleminderit për këtë mbështetje. Le të vazhdojmë punën natë e ditë, fitorja e madhe qytetare po na pret më 25 qershor. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe miqësinë shqiptaro-amerikane. Fitore!”

Veritas.com.al/