Me mbërritjen e temperaturave të ulëta ka nisur edhe sezoni i gripit në vendin tonë.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, njofton se janë izoluar rastet e para dhe bën thirrje për kujdes te shtuar tek të gjithë qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bino shkruan se ata që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen urgjentisht.

“Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshte e duarve, pastrimi i shpeshte me detergjente të përshtatshëm i sipërfaqeve ku mbështetemi, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”-shkruan drejtoresha e ISHP

Veritas.com.al/