KOMENT/ Babë Dudë Karbunara është një nga patriotët e mëdhenj të vendit tonë, i kthyer gati- gati në ‘njeri i mirë’ ku eshtrat e tij mund të japin energji të mira për shumë kënd. Kështu është bërë sot Bashkia e Lushnjës për politikën:
Njëra pjesë e politikës, PD, pasi braktisi votuesit e vet, braktisi sistemin e demokracisë dhe vetë Bashkinë, sot duhet ta dorëzojë. Mirëpo Bashkia kishte brenda ‘eshtrat’ e vendit të mirë, dmth., flori e euro e tenderë e pasuri. Atëherë PD vendosi të mos e dorëzojë, vendosi ta mbrojë ‘me trupat tanë’ siç tha një Sakja që ishte deri tani.
Edhe vete fitimtarët, PS, që fitoi zgjedhjet e 30 qershorit kërkojnë të hyjnë në Bashki, se detyra dhe ligji ua kërkon. Nëse Sakja nuk liron ‘floririn’atëherë PS do të hyjë me forcë.
Ky është pra simboli i Babë Dud Karbunarës, myzeqarit të famshëm të pavarësisë dhe Lidhjes së Prizrenit.
Edhe patrioti i madh ishte ambigue: Kur lindi, lindi me emrin Jorgji Karbunara, por kur vdiq, vdi me emrin Babë Dudë Karbunara. Edhe babai i Jorgjit, Theodhori, kishte pasur punë me florirIn; e mblidhte dhe qëndiste me flori. Por kurrë nuk vodhi floririn e popullit- ky është ndryshimi i tij me Bashkinë e Kavajës.
Por tani ka ardhur puna që dy paritë e mëdha të luftojnë kush të marrë Bashkinë.
Pas Bashkisë së Devollit, duket se radhën për të marrë detyrën e kryebashkiakut e ka kandidati i PS-së për Kavajën, Redjan Krali.
Sot do organizohet mbledhja dhe konstituimi i Këshillit të Ri të Bashkisë Kavajë dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit dhe marrja e mandatit të Kryetarit të kësaj bashkie nga socialisti Redjan Krali.
Partia Demokratike e Kavajës po proteston përpara godinës së Bashkisë, ndërsa ish-kreu, Isa Sakja është shprehur se nuk do ta lirojë zyrën.
Veritas.com.al/