Është mbledhur sot në Tiranë Komisioni Kombëtar i Integrimit. Europarlamentari Knut Fleckenstein, i pranishëm në komision tha se ndihej i lumtur që zëvendës- sekretari amerikan i shtetit ndan të njëjtën linjë me BE-në lidhur me situatën politike.
Edhe pse tha se do të ishte i kujdesshëm që të mos bënte deklarata që provokonin situatën e tensionuar, eurodeputeti përsëriti kërkesat e institucioneve demokratike të Perëndimit ndaj opozitës që ‘të mos bëjë atentat’ ndaj demokracisë. Ai tha se reforma zgjedhore mund të realizohet edhe me Parlamentin aktual.
Kjo e ngarkon Parlamentin me përgjegjësinë e nisjes së reformës në bashkëpunim me opozitën parlamentare të krijuar pas djegies së mandateve të disa deputetëve të opozitës.
“Ju e dini më mirë se si mund ta gjeni zgjidhjen për t’u marrë vesh me njëri -tjetrin. Edhe reforma elektorale mund të bëhet në këto kushte që jemi sot”, tha Fleckenstein.
Zoti Fleckestein theksoi se BE ka nevojë për sinjale pozitive.
Veritas.com.al/